FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rikthehet moti i keq, Agjencia e Mbrojtjes Civile: Bashkitë në zonat me risk të lartë të forcojnë gatishmërinë

Sipas të dhënave nga IGJEO dhe SHMU, gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme priten reshje shiu në disa qarqe të vendit, lokalisht intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata. Autoritetet kanë kërkuar rritje të vëmendjes dhe gatishmërisë nga strukturat e Mbrojtjes Civile dhe institucionet përgjegjëse në nivel vendor e qendror, për marrjen e masave parandaluese.

Njoftimi i plotë

Bazuar në informacionet e IGJEO dhe SHMU, gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme priten reshje në disa qarqe të vendit, lokalisht intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërkohet rritje e vëmendjes dhe gatishmërisë nga strukturat e Mbrojtjes Civile dhe institucionet përgjegjëse në nivel vendor dhe qendror, për marrjen e masave parandaluese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkitë në zonat me risk më të lartë të forcojnë gatishmërinë operacionale dhe të ndjekin në mënyrë të vazhdueshme situatën në terren. Prefekturat të përcjellin informacionin pranë bashkive dhe të raportojnë në kohë çdo situatë pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?