Debate në Kuvend: PD kërkon rritjen e numrit të seancave, PS propozon…

Deputeti i PD Luçiano Boçi, ka kërkuar shtimin e numrit të seancave në Kuvend. Kjo kërkesë vjen pas një rendi dite të ngarkuar me 19 projektligje.

Ndërkohë, është përgjigjur kreu i grupit të PS, Taulant Balla, i cili tha se 4 projektligje do të hiqen nga rendi i ditës.

Pjesë nga debati

Swiss Digital Desktop Reklama

Luçiano Boçi: Po tentohet që kjo hapësirë të bëhet një hapësirë pa arsye, për të mos thënë e çmendur. Sot shoh që kjo hapësirë po bëhet tërësisht e çmendur. Keni listuar një seri projektligjesh të rëndësishme që i keni përmbledhur në një seancë të vetme dhe kjo është tërësisht pa arsye.
Ajo hapësira e çmendur ka një arsye objektive. Të bëhesh i çmenduar me dashje është qesharake. Po e bëni të çmendur dhe qesharak Kuvendin. Të fusësh 19 projektligje në një seancë është që t’u hedhur hi syve shqiptarëve. Shtoni seancat e kemi propozuar më parë. Kjo është të kthesh në kioskë Kuevndin, hajde kalojmë edhe një projektligj. Nëse vijojmë kështu, kjo nuk ka kuptim. Shtoni seancat, reflektoni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Balla: Do të kërkoja shtyrjen të shqyrtimit të 4 projektligjeve në rendin e ditës. Janë projektligje që duhen rakorduar fjalë për fjalë me Komisionin Europian. Projektligji për disa shtesa për kontrollin e lëndëve për fabrikimin e lëndëve narkotike. Të shtyhen për javën pasardhëse siç e kemi parashikuar në kalendar. Kështu e lehtësojmë disi edhe kalendarin e ditës sotme dhe besoj se kolegët e opozitës janë dakord.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?