Debate për protestën/ Kaso: Nuk barazohet veza me dhunën e Policisë! Xhafaj: E kam provuar më 21 Janar

Protesta studentore e një dite më parë është kthyer në temë përplasjesh në Komisionin e Nismave Qytetare, Bashkëpunim dhe Mbikëqyrje Institucionale. Deputeti demokrat Ivi Kaso kërkoi përgjegjësi politike për veprimet e policisë, ndërsa Xhafaj theksoi se, krahas së drejtës për protestë, nuk mund të tolerohet as dhuna ndaj institucioneve dhe efektivëve.

Kaso kundërshtoi mënyrën sesi po trajtoheshin veprimet e protestuesve në raport me reagimin e forcave të rendit. Ai u ndal te pamjet e të rinjve të lënduar dhe të personave të shoqëruar nga policia, duke kërkuar që komisioni të ndryshojë rendin e ditës dhe të thërrasë ministrin Ervin Demo për të dhënë shpjegime. “Nuk mund të mbivendoset ky mision me misionin tjetër për të ruajtur fasadën e institucioneve”, deklaroi Kaso, duke iu referuar detyrës së policisë për të mbrojtur qytetarët.

Kurse deputeti i PS, Fatmir Xhafaj u shpreh se protesta është një e drejtë kushtetuese, por theksoi se kjo e drejtë nuk përfshin veprime të dhunshme. ”Protesta është e drejtë kushtetuese, bën pjesë në rrethin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut”, tha ai, duke shtuar se edhe tejkalimi i forcës nga policia është i papranueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Xhafaj bëri të ditur se Policia e Shtetit ka pezulluar oficerë dhe ka nisur një hetim të brendshëm administrativ për të shqyrtuar përgjegjësitë e mundshme. Në vijim të debatit, ai kujtoi edhe protestat e 21 janarit, duke theksuar se nuk mund të pranojë vrasjen e qytetarëve gjatë një proteste.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Nuk kam pranuar një gjë, që u vranë 4 njerëz në një protestë të lirë qytetare. Këtë nuk e kam pranuar dhe nuk do ta pranoj kurrë në jetën time”, u shpreh Xhafaj. Përplasja vijoi kur Kaso hodhi poshtë pretendimet se opozita kishte nxitur dhunën, duke deklaruar se ajo distancohet nga çdo thirrje e tillë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?