Debati për banorët në Rrjoll, Balla-Shehajt: Je i vetmi deputet që e ke blerë me para vendin në Parlament

Deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, këtë të enjte në seacën plenare në Kuvend, solli revoltën e banorëve të Rrjollit, të cilët pretendojnë se po u grabiten pronat nga botuesi dhe biznesmeni Bashkim Ulaj, për të ndërtuar një resort. Duke iu drejtuar kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Ballës, deputeti Shehaj tha se nëpërmjet biznesmenit Ulaj mazhoranca po vjedh qytetarët.

“Banorëve të një fshati të tërë, pasi iu kanë marrë votën ju thonë ju jeni mashtruesa. Po mashtroni Bashkim Ulajn. E di Edi Rama se ka folur me Bashkim Ulaj dhe Bashkim Ulaj u ka thënë mos e vrit mendjen se janë ata mashtruesa. Kjo është ajo që ka ndodhur në Rrjoll. U keni marrë votën dhe tani po i shkelni me këmbë”,– tha Shehaj.

Në kundërpërgjigje, Taulant Balla i tha Shehajt se ky i fundit është i vetmi ligjvënës që e ka blerë me para vendin e tij në parlament. “Ti je i vetmi që ke ardhur në politikë duke e blerë vendin e deputetit dhe shpresoj që t’ia dal ta bind edhe Lulin që të bëhet i penduar dhe të tregojë sa i ka dhënë Lulit për të hyrë në Parlament”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?