Debati për Reformën Territoriale në Kuvend, Balla-opozitës: Ju keni merakun e kryetarit të bashkisë, ne të shërbimeve

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i është përgjigjur kritikave të opozitës për reformën e re administrativo-territoriale, duke thënë se qëllimi i mazhorancës është përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve dhe jo përcaktimi i forcës politike që do të drejtojë bashkitë. Duke iu referuar debatit në Kuvend, Balla e cilësoi këtë si një prej dallimeve kryesore mes mazhorancës dhe opozitës. Sipas tij, ndërsa opozita e sheh reformën edhe përmes prizmit të drejtimit politik të bashkive, socialistët e konsiderojnë atë si një instrument për rritjen e cilësisë së shërbimeve publike.

Balla paralajmëroi gjithashtu opozitën që të mos përsërisë vendimin për bojkotimin e Kuvendit, duke iu referuar zhvillimeve të vitit 2019. Ai solli në vëmendje edhe qëndrimin e opozitës ndaj reformës territoriale të vitit 2014, duke pretenduar se ajo reformë solli rritje të ndjeshme të të ardhurave për banor dhe ulje të detyrimeve të bashkive. “Për ne nuk është çështja se kush do të jetë kryetari i bashkisë, por si do t’i shërbehet qytetarit”, deklaroi Balla, duke argumentuar se bashkimi territorial synon, sipas tij, garantimin e shërbimeve më të mira për komunitetet.

Ai ironizoi edhe protestën e paralajmëruar nga opozita kundër reformës, duke e cilësuar rikthimin e PD-së te protestat si një zhvillim pozitiv. Në të njëjtën linjë, Balla i ftoi deputetët e opozitës t’i referohen platformës së quajtur “Pasqyra e Flamingos” për dokumentet zyrtare lidhur me çështjen Sazan-Zvërnec dhe çështje të tjera që pritet të publikohen. Balla u ndal edhe te reforma zgjedhore, duke kërkuar bashkëpunimin e opozitës. Ai tha se mazhoranca është e gatshme të bashkëveprojë, por paralajmëroi se nuk do të pranojë bllokimin e përmbushjes së detyrimeve të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Ballës, afati i punës së komisionit për reformën zgjedhore përfundon në fund të nëntorit dhe nuk pritet të ketë shtyrje. “Shpresoj të luani rolin që duhet të ketë opozita në këtë proces. Nuk duam të kemi reformë zgjedhore pa ju, por nuk mund të bllokoni përmbushjen e detyrimeve”, u shpreh ai. Kreu i grupit socialist foli edhe për Kosovën dhe vendimin e fundit në lidhje me ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Balla shprehu mbështetje për nismën e Kuvendit të Kosovës për Dhomat e Specializuara, ndërsa i bëri thirrje opozitës shqiptare të shmangë, sipas tij, deklaratat dhe nismat populiste.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 561 (11.8%)
Jo 4206 (88.2%)

Vota totale: 4767