Dëborë dhe lagështi në rrugë, Policia paralajmëron: Kujdes në qarkullim

Policia Rrugore ka bërë sot apel për më shumë kujdes nga drejtuesit e mjeteve, sidomos në zonat malore, për shkak të reshjeve të dëborës dhe lagështirës në akset rrugore.

Strukturat e Policisë kanë rritur prezencën në të gjitha rrugët kryesore, me synim parandalimin e aksidenteve, lehtësimin e qarkullimit në zonat me fluks dhe ofrimin e ndihmës për përdoruesit e rrugës, kur paraqitet nevoja.

Policia njofton se në disa akse malore ka prezencë dëbore, ndërsa lagështira në rrugë rrit rrezikun e rrëshqitjeve dhe humbjes së kontrollit të mjeteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve këshillohen të respektojnë sinjalistikën rrugore, të përdorin zinxhirë dhe goma dimërore në segmentet ku kërkohet, si dhe të ndjekin udhëzimet e efektivëve të Policisë Rrugore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, bëhet apel për moderim të shpejtësisë, mbajtjen e distancës së sigurisë, shmangien e parakalimieve të rrezikshme, vendosjen e rripit të sigurimit dhe kaskës mbrojtëse, si dhe mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?