Dëgjoni ‘zërat e alienëve’ të kapur 35km sipër Tokës (Video)

 

NASA ende nuk po mund t’i shpjegojë tingujt e kapur nga një mikrofon special 35km sipër sipërfaqes së Tokës.

Tinguj dhe zëra misterioz janë regjistruar 35km sipër planetit tonë duke përdorur mikrofona infra të kuq nga NASA

“Infratingujt” u kapën nga Daniel Bowman, një student në Universitetin e Karolinës së Veriut, bëhet e ditur sipas LiveScience, transmeton Lajmi.net.

Tingujt mund të dëgjohen edhe nga veshët e njeriut pas përshpejtimit të regjistrimit që ishte kapur në një frekuencë poshtë 20 herc.

Tingulli infrasonik mund të udhëtojë në distanca të largëta dhe dukuri natyrore të tilla si tërmetet dhe stuhitë mund të shkaktojnë infratinguj, por hulumtuesit ende nuk e dinë se çfarë u kap në këto incizime, por dyshojnë për alien.

Më poshtë mund ta dëgjoni edhe vetë:

SHKARKO APP