Dekreti i Presidentit për zgjedhjet, Rama ka një koment
Presidenti Bajram Begaj, dekretoi datën 9 nëntor 2025 për zgjedhjet e parakohshme në 6 bashki, përfshirë Tiranën. Në mbledhjen me socialistët e mbajtur pasditen e të premtes (3 tetor 2025) për zgjedhjet në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka komentuar shkurt dekretin e Presidentit për zgjedhjet. Rama u është drejtuar të vetëve duke thënë se: “Presidenti e ka firmosur me vullnetin e tij dekretin”.
Mbrëmë në ”Top Story” kreu i shtetit dha argumentët ligjorë për këtë vendim që ka lëvizur ujërat në politikë. Begaj tha se ka ndjekur të gjithë rrugëtimin kushtetues dhe procedurat juridike që respektojnë Kushtetutën për shkarkimin e Erion Veliajt si dhe për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë. Kreu i shtetit shtoi se duke respektuar çdo parim kushtetues ai ushtroi kompetencën e tij për nxjerrjen e dekretit për zgjedhjet e parakohshme.
”Unë mendoj që nuk mund të vendoset balancë midis dekretit të presidentit dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Patjetër që kryetari i bashkisë është shkarkuar me një vendim të Këshillit të Ministrave pas propozimit të bërë nga Këshilli Bashkiak, i cili me votat e pozitës dhe të opozitës, gjeti si shkak ligjor mosparaqitjen në detyrë”,-tha Begaj.
KOHA JONË SONDAZH

