Del në treg kafja e parë pa ngjyrë

Mund të jetë e vështirë që të zgjohemi në mëngjes pa një kafe në dorë, por të gjithë shqetësohen për shenjat që ajo lë në dhëmbë.

Një firmë ka krijuar kafen e parë pa ngjyrë në botë, e cila quhet CLR CFF dhe duket si ujë por ka të njëjtën sasi kafeine sa 2 ekspresë.
Pija vjen në një shishe transparente, ndërsa prodhuesit pohojnë se ka shijen e një kafeje të ftohtë.

Të gjithë mund ta blejnë në faqen online të kompanisë ‘clrcff.com’, ndërsa ka filluar shitjet në Britaninë e Madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një pako me dy pije kushton 8 dollarë, ndërsa me pesë pije kushton 19 dollarë dhe krijuesit kanë treguar se është bërë me fasule arabie, por nuk përmban stabilizues, sheqer apo ëmbëlsues.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?