Dëmi ekonomik global nga terrorizmi, 52.9 miliardë USD
Bota po llogarit koston e terrorizmit tani, më shumë se kurrë më parë, sidomos për sa i përket ndikimit të tij ekonomik dhe jetët e humbura.
Një studimi i ri, shkruan Bloomberg, zbulon si Evropa vazhdon të lëkundet, nga sulmi më i keq i ndodhur në një kohë paqeje, pikërisht në zemër të Europës, Paris.
Ndikimi ekonomik i terrorizmit në të gjithë globin ka arritur të kapë shifrën e 52.9 miliardë dollarëve në vitin 2014, shifër 60% më e lartë se në vitin e kaluar dhe 10-fish e rritur që nga fillimi i shekullit, sipas shifrave të raportit më të fundit të Indeksit Global të Terrorizmit . Shifra janë akoma më të larta, që prej të paktën 2001, kur ajo ishte llogaritur në 51.5 mld dollarë pas sulmit të 11 shtatorit në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork .
Numri i vdekjeve të shkaktuara nga sulmet terroriste arriti 32,658 në 2014, një rritje rekord prej 80 për qind krahasuar me vitin 2013 dhe një rritje nëntë -fish që nga viti 2000. Shifrat, hartuar nga Instituti për Ekonominë dhe Paqen , marrin parasysh kostot e drejtpërdrejta dhe të tërthorta nga humbja e jetës , shkatërrimit të pronës dhe shpërblim i pagesave, përveç shpenzimeve të tilla si rritjen e sigurisë.
Vendet më të prekura nga terrorizmi, sipas raportit janë: Iraku, Afganistani dhe Nigeria, Pakistani dhe Siria, ku më shumë se tre të katërtat e vdekjeve dhe më shumë se gjysma e të gjitha sulmeve bartin barrën më të madhe të kostove me terrorizmin dhe që ndikojnë zhvillimin ekonomik dhe investimet e huaja.
Megjithatë, shifrat tregojnë se Mbretëria e Bashkuar përjetoi një numër më të madh të incidenteve terroriste se çdo shtet tjetër anëtar i BE-së në vitin 2014, duke u renditur e 28 në botë e 162 vendeve të listuara , e ndjekur nga Greqia dhe Franca .Kostoja e programeve kundër terrorizmit në Britani të Madhe është llogaritur në 40 dollarë për frymë $ 40, ndërsa humbjet nga terrorizmi u vunë në 15 cent /person. Kostoja e terrorizmit është ende 32 herë më e vogël se sa për krimin e dhunës dhe vrasjes, por ”shpenzimet e rëndësishme në luftën kundër terrorizmit nënvizojnë ndikimin që frika nga terrorizmi ka për popullatën e përgjithshme”, tha raporti.