Demo takon Gonzaton: Bashkitë, aktorë kyç në procesin e integrimit europian
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i shoqëruar nga Andre Rizzo, shef i Sektorit Politik, dhe Miha Pezelj, drejtues i ekipit të BE-së në Shqipëri.
Gjatë takimit u diskutua mbi:Raportin e fundit të BE-së për Shqipërinë, bashkëpunimin e vazhdueshëm institucional dhe nismat për forcimin e kapaciteteve të pushtetit vendor.
Ministri Demo theksoi se bashkitë janë pjesë e rëndësishme e procesit të integrimit europian, duke luajtur rol kyç në zbatimin e standardeve dhe politikave që afrojnë vendin me Bashkimin Europian.
Një takim frytdhënës dhe inkurajues për hapat e mëtejshëm drejt objektivave të përbashkëta,” u shpreh Demo, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Europian për zhvillimin lokal dhe mirëqeverisjen.
KOHA JONË SONDAZH

