FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Demokratët e Fierit drejt kutive për të rikonfirmuar Berishën, në qarkun e Korçës janë rreth 5 mijë anëtarë me të drejtë vote

Ka nisur prej orës 08:00, procesi i votimit në kuadër të referendumit të organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë për kryetarin e PD-së me të vetmin kandidat Sali Berisha.

Në degën e Fierit, sipas kryetarit Ardian Ferro, janë 1750 anëtarë në listë aktive.

Në Mallakastër, dega numëron 600 anëtarë. Në Patos, kryetari i degës Pëllumb Hoxha bën me dije se lista përmban 620 anëtarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Rroskovec, sekretari i degës Dritan Dogani deklaron se dega ka 710 anëtarë në listë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Lushnjë lista e anëtarësisë përfshin 2500 anëtarë.

Procesi i votimit ka nisur normalisht edhe në degën e Divjakës ku pritet të votojnë 600 anëtarë.

Në qarkun e Korçës procesi zhvillohet në disa degë të PD-së. Në Korçë janë rreth 5 mijë anëtarë me të drejtë vote, në Maliq 1835 anëtarë, në Kolonjë rreth 1000, në Devoll mbi 1500, ndërsa në Pogradec rreth 1200 anëtarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?