Deputetët e opozitës me kongresmenin Turner: Shqipëria e ka jetike të përkushtohet në prioritetet e Trump
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kreu i PR-së, Fatmir Mediu, kryetarja e Komisionit të të Drejtave të Njeriut Jorida Tabaku dhe deputetja Albana Vokshi, gjate vizitës në Uashington, u takuan me kongresmenin Michael R. Turner, i cili ka drejtuar për një kohë të gjatë Komitetit e Inteligjencës në Kongres.
Ata theksuan nevojën e forcimit të partneritetit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Shqipëria është e nderuar të ketë aleat strategjik SHBA dhe e ka jetike që të përkushtohet në prioritetin e Presidentit Trump për luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar, karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorëve të tyre”, shkruan Bardhi.
Gjithashtu, deputetët e opozitës ndanë me kongresmenim Turner shqetësimin në raport me këtë prioritet strategjik dhe pasojat që ka, sipas tyre, bashkëqeverisja me krimin e organizuar në aleancën strategjike me SHBA.
KOHA JONË SONDAZH

