Deputeti Çelaj për aksionin në IKMT në Valbonë: Ato ndërtesa nuk janë ndërtuar për një natë e as pa një dakortësi

Deputeti i PD-së Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Valbonës. Për të qytetarëve po humbin kursimet e një jete, teksa shtoi se nuk ka asnjë procedim pë rata zyrtarë që lejuan ndërtimin e këtyre objekteve.

“Fadromat e IKMT-së rilindase sot kanë shkatërruar disa ndërtesa në fshatin Valbonë duke ua shkatërruar ato që ata i kanë ndërtuar me shumë mundin e djersë!!!

Ajo që vërehet dhe për këtë qytetarët janë të indinjuar se pse nuk ka asnjë procedim administrativ apo penal për të gjithë ata zyrtar pjesë të strukturave ligjzbatuese që kanë lejuar t’i ndërtojnë ato ndërtesa!

Swiss Digital Desktop Reklama

Ato ndërtesa nuk janë ndërtuar për një natë e as pa një dakortësi korruptive të atyre që e kanë detyrë zbatimin ligjit dhe sqarimin e banorëve për procedurat e pajisjes me leje ndërtimi”, shkruan Çelaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?