Deputeti Gjin Gjoni: Mund të futemi në grevë urie, PD të ngujohet në Kuvend
Deputet i PD-së, Gjin Gjoni thotë se kjo parti duhet të radikalizohet, duke ndërmarrë hapa të tillë si ngujimi në Parlament ose grevën e urisë. Për të nuk është normale sepse nuk respektohet as Kushtetuta dhe as rregullorja.
”Partia Demokratike duhet të radikalizohet. Parlamenti nuk mund të vazhdojë dhe ne të jemi fasadë sepse neve kemi marrë një kosto edhe për shkak të futjes në Parlament. Qytetarët nuk janë të kënaqur. Kur flas për radikalizim, mendoj për ngujimin në Parlament. Tjetër mundësi është vajtja drejt grevës së urisë, por këto hapa duhet të bëhen të mirëmenduara.
Deputetët duhet të sakrifikojnë për t’i dhënë një adrenalinë të shtuar qytetarëve që presin nga ne. Dhe nëse ndërmerret një hap, duhet të kemi sukses. Jo të ndërmerret veprimi dhe të mos kemi rrugëdalje. Pastaj, kthehemi përsëri dhe Parlamenti kthehet në situatën që është sot. Nuk është normale sepse nuk respektohet as Kushtetuta dhe as rregullorja. Imagjinoni, çështja e barazisë gjinore u përpoq të lihej në 3 të mëngjesit. U ndërpre debati dhe u kalua në votim”,-tha në ”A2cnn”.
KOHA JONË SONDAZH

