Deputeti i kërkoi seks minorenes “për punë”, rrezikon përjashtimin
Skandal seksual në radhët e klasës politike britanike.
Një deputet i Partisë Laburiste në Britani, i akuzuar për pedofili, Simon Danczuk, rrezikon të përjashtohet përgjithnjë nga partia.
Sipas “Daily Mail”, deputeti akuzohet se i dërgonte mesazhe me përmbajtje seksuale një 17-vjeçareje, e cila i kërkonte punë.
Por skandali është thelluar edhe më shumë sepse druaja e parë e deputetit Simon Danczuk, sipas medieve britanike, ka punuar si “eskortë” dhe e reklamonte “punën” e saj në një faqe interneti.
Sipas “Daily Mail”, Sonia Rossington, i linte takimet në shtëpinë e saj edhe në hotele në Lancashire.
Ajo ishte filmuar në një orgji me tre burra dhe takimet i linte nën emrin “Stephanie36HH”, referencë kjo që shërbente për madhësinë e gjoksit të saj.