Deputeti i PD: Nuk marrim ultimatume nga maxhoranca!
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka akuzuar mazhorancën për shkelje të rregullores, imponim vendimesh dhe ultimatume politike në lidhje me komisionin e posaçëm për reformën territoriale.
“Nuk ka pasur marrëveshje në Konferencën e Kryetarëve, është diskutuar, është dhënë ultimatum për mbledhjen nga komisioni për reformën territoriale. Një mbledhje e komisionit, kur ka një kryetar, thirret përmes dakordësisë së kryesisë së komisionit. Kurse komisioni i posaçëm thirret me urdhrin e një bashkëkryetari. Nuk ka dakordësi, nuk ka konsultim, unë jam bashkëkryetari. Kjo mbledhje është nul dhe mbledhjet e tjera nuk janë thirrur në konsultim me kryesinë e komisionit, që përbëhet nga dy bashkëkryetarë”, tha Boçi.
Ai akuzoi mazhorancën për shkelje të rregullores së parlamentit dhe për pazare politike: “Ku është rregullorja e parlamentit, pazar është këtu? Kjo është e turpshme. Më e turpshme është ultimatumi që u dha në Konferencën e Kryetarëve”, shtoi më tej ai.
KOHA JONË SONDAZH

