Deputeti Luan Baçi: “Paqja Fiskale është amnistia e oligarkëve”

Një prej deputetëve me më integritet e personalitet në PD, Luan Baçi ka folur sot për amnistinë fiskale që po bën kryeministri Rama nën petkun e fjalës “paqe fiskale”.

Deputeti Luan Baçi akuzoi qeverinë se po përdor të ashtuquajturën “paqe fiskale” si mjet për t’u falur borxhet oligarkëve dhe për të legalizuar pastrimin e parave në sektorët më të korruptuar të ekonomisë. Sipas tij, mazhoranca ka kthyer parlamentin në noteri të qeverisë, duke rrëzuar mekanikisht çdo propozim të opozitës dhe duke fshehur listën e bizneseve që përfitojnë nga kjo skemë.

I ftuar në studion e lajmeve në Syri TV, deputeti Luan Baçi theksoi se e ashtuquajtura “paqe fiskale” e qeverisë nuk është gjë tjetër veçse një amnisti e pastër për klientët e pushtetit, një nismë e parapërgatitur për t’u falur borxhet oligarkëve dhe për të mbuluar skemat e pastrimit të parave, sidomos në sektorin e ndërtimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Baçi u shpreh se mazhoranca po e kthen procesin parlamentar në një formalitet të turpshëm, duke rrëzuar automatikisht çdo amendament të opozitës dhe duke mos lejuar asnjë debat real për ligje që prekin drejtpërdrejt xhepin e qytetarëve. Sipas deputetit demokrat, refuzimi i qeverisë për të bërë publike listën e bizneseve përfituese, mënyra selektive me të cilën përjashtohen nga amnistia kompanitë që kanë kërkuar drejtësi në gjykatë, si dhe përfshirja pa asnjë kriter e sektorit të ndërtimit, tregojnë qartë se kjo nismë nuk ka asgjë të përbashkët me interesin publik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fakt në vend që qeveria të falte edhe gjobat e kamat vonesat e atyre firmave apo personave që kanë paguar principialin me vonesë, po falin dhjetra milionë euro oligarkëve.

Janë me qindra e mijëra familje që mund të përfitonin nga këto gjoba e kamat vonesa. Por askush nuk pyet për ta. Gjithçka bëhet për disa oligarkë e biznesmenë që kanë zaptuar vendin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?