Deputeti më i “gjatë” në PS, basketbollist më i mirë se Edi Rama (FOTO)

Në profilin e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama si foto të ditës ka zgjedhur një nga më interesantet të shkrepura sot në Divjakë, momentin kur deputeti Erjon Braçe shënon pikë në fushën e basketbollit të shkollës që inauguruan.

Jemi mësuar që shpesh herë të shikojmë vetë kryeministrin Rama që të shënojë në koshat, madje edhe në ambientet e kryeministrisë, por mesa duket ky sport është i preferuari i Braçes, edhe pse në gjatësi deputeti nuk premton se mund të shkëlqente në këtë fushë.

Rama së bashku me deputetët e Lushnjës kanë qenë sot në Divjakë, në mjediset e rindërtuara me themel të shkollës së mesme “Miti Zaka”.

screenshot-13_1475093025-7667336

 

SHKARKO APP