Deputetja e zhveshur, me një mesazh për vajzat e reja

Mos kini kurrë turp nga trupi juaj dhe të metat e tij.” Është ky mesazhi i fortë drejtuar vajzave të reja që Laura Coccia, deputetja e partisë demokratike dhe ish- atletja me aftësi të kufizuara, postoi në Facebook, duke publikuar një imazh të sajin që shfaqet në bikini, e zhveshur pa mbuluar shenjat e saj.

Për të gjithë femrat që mendojnë se nuk mund të krahasohen me femrat klasike elegante me taka. Për ju vajza që sa herë shiheni në pasqyrë dhe shihni miliona difekte. Duhet të dini që ‘e bukur’ është thjesht një mbiemër. Nuk ka asgjë për të pasur turp në trupin tuaj”, shkruan ajo.

Laura Coccia ishte vajza e parë me aftësi të kufizuara e cila në vitin 1999, në moshën 13 vjeç, ajo vrapoi në finalen kombëtare të 400 metrave sprint në Lojërat Rinore, si atletët e tjerë të cilët ishin të aftë.

SHKARKO APP