Deputetja Ermira Mehmeti:Do dal nga kjo histori e shëmtuar, jo duke qarë

Zv.Kryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, ekskluzivisht për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, ka folur për audio-incizimet e fundit që u publikuan në rrjetet sociale, po ashtu edhe për dorëheqjen e tij të mundshme nga posti i zv.Kryeministrit.
Xhaferi ka përgënjeshtruar fuqishëm zërat se ai do të largohet nga posti i zv.Kryeministrit. “Nuk është e vërtetë, ato janë spekulime mediatike. Unë mbetem në postin e zv.Kryeministrit, ndërsa lajmet e fundit janë spekulime të cilët ju kontribuojnë qarqeve të caktuara”, ka deklaruar ekskluzivisht për Zhurnal, Xhaferi.
Ai foli edhe për audio-incizimet e fundit që u publikuan në rrjetet sociale në Maqedoni. Sipas tij këto janë shantazhe dhe kërcënime nga qarqe të caktuara antishqiptare.
“Audio-incizimet janë të pavërteta dhe janë të inskenuara nga njerëz të cilët shantazhojnë funksionarët e BDI-së”, ka deklaruar ai duke shtuar se BDI-ja ka ngritë iniciativë në prokurori që të zbardhë të vërtetën për materialet kompromituese.
Ndryshe, edhe Ermira Mehmeti, ka denoncuar këtë të hënë, montazhin dhe shantazhin. E ka bërë privatisht në Prokurori, jo në emër të BDI. Por është në kontakt dhe ka lajmëruar partinë që përfaqëson në parlament, për situatën.
“Do dal nga kjo histori e shëmtuar dhe ju siguroj që nuk mbyllem në shtëpi e të qaj, por do ta çoj deri në fund, për të zbuluar publikisht, kush pretendon të marrë përfitime politike, financiare, duke shantazhuar. Unë nuk tërhiqem, sepse nuk kam asgjë për të fshehur”, deklaroi Ermira Mehmeti.

SHKARKO APP