Derbi Tirana-Partizani, Komisioni i Diplinës gjoba të rënda për të dyja klubet

Gjoba të mëdha janë dhënë nga Komisioni i Diplinës për Tiranën dhe Partizanin.

Të dyja klubet janë gjobitur respektivisht me 500 mijë dhe 300 mijë lekë të rinj, si dhe janë të detyruara të zhdëmtojnë stadiumin për dëmet e shkaktuara.

Po ashtu, është dhënë gjobë edhe për Teutën, e cila do të detyrohet të paguajnë 100 mijë lekë të rinj për sjellje të gabuar të tifozërisë në ndeshjen me Kukësin.

 Vendimet:

1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/1, 65/3/c) të KDS dhe Nenit 116 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) Lekë.

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.

2. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/2, 65/3c) të KDS dhe Nenit 116 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) Lekë.

FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.

3. KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/1/ dhe 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë.

4. Pranimin e kërkesës së FK Egnatia, pezullimin e zbatimit të pjesës së mbetur të dënimit.

SHKARKO APP