Dëshira e fundit i 5-vjeçarit ishte që të takonte Santa Clausin

Dëshira e një 5-vjeçari përpara se të vdiste ishte që të takonte Santa Clausin. Për t’i plotësuar dëshirën, prindërit i kërkuan një të moshuari që të vishej si Santa Clausin. Eric Schmitt-Matzen, një 60-vjeçar profesionist i trajnuar gjithë jetën për të performuar si Santa Claus, shkoi të takonte vogëlushin, përpara se ai të largohej në botën e fundit.  “Sapo u ktheva nga puna kur ra telefoni. Ishte një infermiere që unë e njoh në spitalin e Tenesi dhe më tha se një djalë i sëmurë rëndë donte të takonte babagjyshin”, tregon Eric Schmitt Matzen.

Sapo mbërriti, Eric i kërkoi prindërve të djalit ta linin vetëm me të. “Kur u futa në dhomë ai ishte shtrirë. Dukej aq i zbehtë dhe sikur ishte gati të flinte gjumë”, tregon babagjyshi.  Vogëlushi ndërroi jetë në krahët e Santa Clausit, ndërsa familja e ndoqi mes lotësh skenën nga dritarja prej xhami. I përlotur Eric tha se ky është një rol që nuk do të donte ta luante më kurrë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?