Dëshmitarët: Ishte apokalips, vetëm gjak, trupat ‘fluturonin’ …

Udhëtarët e tmerruar në aeroportin e Brukselit kanë thënë se pas shpërthimit në Bruksel kishte “vetëm gjak” gjithkund, teksa e kanë krahasuar ngjarjen sikur të bëhej fjalë për një “apokalips”.

Dëshmitarët përshkruan skena të tmerrshme brenda terminalit në prag të shpërthimit të dyshuar vetëvrasës, i cili ka marrë jetën e të paktën 13 personave dhe la 50 të tjerë të plagosur.

Njëri nga ata tregon se kishte parë trupa të njerëzve duke “fluturuar në ajër” dhe pastaj duke rënë në tokë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Ata më vonë thanë se kanë parë “trupa të copëtuar kudo” dhe tavanin duke kolapsuar, pasi dy shpërthime tronditën ndërtesën.

Samira Derouiche, e cila punon në një restorant në aeroport, ka thënë: “Dy shpërthime ishin pothuajse të njëkohshme. Ishte e tmerrshme. Nuk ishte vetëm gjak. Ishte si apokalips”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?