Dështoi marshimi tek Drejtoria e Policisë, demokratët nisen drejt Parlamentit

Pas Kryeministrisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit aty ku në fakt u penguan nga forcat speciale, protestuesit janë drejtuar drejt Parlamentit. Nuk dihet nëse do të ndalohet aty apo do të përdoret thjeshtë si “tranzit”, referuar kjo faktit që ishte deklaruar më parë nëse do të shmangej qendrimi para Kuvendit, kjo pasi tentohet të mbrohen besimtarët myslimanë që ndodhen në xhaminë e Namazgjasë.

Protestuesit janë konfrontuar fizikisht me efektivët e policisë, në kordonin e parë të vendosur në Unazë, ku nuk shkuan dot tek Drejtoria e Policisë së Shtetit. Protestuesit tentuan që të çanin kordonin policor, ndërkohë që efektivët u përgjigjën fillimisht me ujë dhe mandej me gaz lotsjellës. Një protestues humbi ndienjat nga hedhja e gazit lotsjellës dhe u transportua me ambulancë në spital. Kryedemokrati Sali Berisha udhëhoqi protestuesit në një marshim nga Kryeministria në drejtim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Në një prononcim për mediat Berisha i është drejtuar Ilir Prodës me fjalët “kryebandit”, “mercenar i Ramës”, ndërsa u shpreh se “në zyrën e tij është edhe Ergys Agasi”. Gjatë marshimit protestuesit kanë hedhur bomba molotov në kazanët e mbeturinave përgjatë rrugës. Efektivët kishin vendosur dy kordone policore përgjatë rrugës për te Drejtoria e Policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?