Destinacionet më të mira për njerëzit që udhëtojnë vetëm

 

Është gjithmonë ndjesi e bukur të udhëtosh me të tjerët, qofshin këta miq, familjarë, i/e dashur, kolegë pune e me radhë. Por ndonjëherë është mirë të udhëtosh vetëm. Kështu, në këtë mënyrë njëherazi zbulon vetveten. Keni menduar se ku do donit të udhëtonit? Më poshtë po ju paraqesim disa destinacione se ku mund të shkoni, nëse keni vendosur të udhëtoni vetëm dhe në paqe me natyrën.

Australia
Australia është një destinacion fantastik për njerëzit që udhëtojnë vetëm. Australianët kanë shpirtin e udhëtarit nga natyra dhe i kuptojnë shumë mirë të gjithë udhëtarët, ndaj janë tepër mikpritës.

Tailanda
Ndryshe “Toka e Buzëqeshjeve” mbahet si një vend i mrekullueshëm për udhëtarët në të gjithë botën. Po ashtu Tailanda është një prej vendeve më të ngrohta në botë dhe me çmime të përballueshme.

Kili
Për të gjithë të apasionuarit pas udhëtimeve, nuk mund të lëmë pa përmendur Kilin dhe veçanërisht kryeqytetin e tij, Santiagon. Udhëtarët e vetëm nuk duhet të lënë pa vizituar lagjet si Bellaviste, apo Lastaria, të cilat shquhen për makinat, restorantet dhe kafetë e lagjes.

Costa Rika
Të ndihesh i/e vetëm në Costa Rika është e pamundur, sepse ka aq shumë gjëra për të bërë. Xhunglat dhe plazhet janë një prej mrekullive të këtij vendi.

Irlandë
Irlanda është një kombinim perfekt i jetës rurale me jetën e pasur kulturore të vendit. Gjatë vizitës suaj në Irlandë ju mund të vizitoni klubet e famshme të Dublinit, ose vendet me muzikë tradicionale irlandeze.

Puerto Vallarta në Meksikë
Puerto Vallarta është një qytet i pozicionuar në bregun Paqësor të Meksikës dhe shquhet për plazhet, jetën e zhurmshme të natës, etj.. Nëse rezervoni një hotel në zonën e njohur si Romantica, do të shihni detin dhe pamjet piktoreske rreth e rrotull në pëllëmbë të dorës.

Barcelona
Barcelona është një nga ato qytete, ku ju mund t’i bini rreth e rrotull dhe sërish nuk do të humbisni. Një udhëtim në Barceloni do të ishte i duhuri për ju që doni të udhëtoni vetëm, sepse Barcelona ka se çfarë t’ju ofrojë.

New York
Nëse keni dëgjuar të thuhet se nju njorkezët nuk janë miqësorë, kjo nuk është aspak e vërtetë. Në fakt ato janë ndër njerëzit më miqësorë dhe të gatshëm të ndihmojë këdo dhe kjo i vjen në ndihmë të gjithë udhëtarëve që shkojnë për vizitë vetëm në New York. Në fund të fundit, New York ka se çfarë t’ju ofrojë.

 

Përktheu: Sidorela Lepuri 

SHKARKO APP