Detaje nga atentati/ Autorët e ndoqën makinën për rreth 3 kilometra, RENEA e FNSH drejt Fushë Krujës
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me atentatin e ndodhur pranë Rinasit. Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit është ekzekutuar. Ai po lëvizte bashkë me një person tjetër me një mjet Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash. Shoferi ka mbetur i plagosur rëndë. Nga informacionet e para, mjeti është në pronësi të Elvis Kosovës
Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri nga një makinë Toyota me targa greke. Dani me precedentë të mëparshëm kriminalë. Pas të shtënave makina është larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë Krujës. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm 100 metra larg aeroportit të Rinasit, në një zonë me trafik të lartë dhe shumë të populluar. Nga të dhënat e para dyshohet se autorët kanë ndjekur makinën tip “Benz” rreth 3 kilometra.
Forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ato RENEA kanë shkuar në drejtim të Fushë Krujës ku dyshohet ku mund të jenë larguar autorët. Efektivët arritën me vështirësi të thyenin xhamin e makinës nga ana e shoferit, duke përdorur sende të forta, për të hapur më pas derën. Shoferi nuk lëviz, por është duke marrë frymë me vështirësi. Ndërsa viktima dallohet me trupin e anuar në brendësi të makinës, nga ana e shoferit me kokën poshtë.
KOHA JONË SONDAZH

