Deutetët e PS kërkojnë 20 ditë përjashtim për Agron Shehajn

Grupi i Partisë Socialiste ka kërkuar përjashtimin e Agron Shehajt për 20 ditë nga punimet e Kuvendit.

Në seancën e së hënës Shehaj, bllokoi foltoren dhe pas tërheqjes së vëmendjes ai nuk e ka liruar atë duke penguar vazhdimin normal të seancës parlamentare.

Pas përfundimit të kohës prej 2 minutash, deputeti Agron Shehaj nuk u largua nga foltorja, duke mbajtur të bllokuar foltoren e Kuvendit, në kundërshtim dhe në shkelje të Rregullores.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pas marrjes së masës për t’u përjashtuar nga seanca plenare dhe thirrjeve të përsëritura të drejtueses së seancës për të liruar sallën, deputeti refuzoi të dalë nga salla, duke shkaktuar kështu edhe bllokimin e vijimit normal të punimeve të Kuvendit dhe duke i pamundësuar 6 deputetëve fjalën e tyre në emër të zgjedhësve”, thuhet në kërkesën e grupit të PS.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?