Deutsche Telekom arrin vlerësimin më të lartë për markën në historinë e saj
Deutsche Telekom ka arritur nivelin më të lartë të vlerës së markës në historinë e saj, në shifrën prej 33.19 miliardë dollarësh amerikanë. Sipas renditjes së raportit vjetor të Brand Finance për 500 markat më të vlerësuara në botë, kjo është një rritje prej 7% nga vlerësimi i vitit të kaluar në shifrën e 31.1 miliardë dollarësh amerikanë. Sipas këtij rezultati, kompania vazhdon të jetë sërish marka e telekomunikacionit më me vlerë në Evropë.
Çdo vit, Brand Finance përcakton se cilat janë markat më me vlerë në botë. Sipas kompanisë angleze të konsulencës, renditja në krye e Deutsche Telekom i atribuohet pikë së pari strategjisë së suksesshme të ribrandimit në tregjet e telekomunikacionit në Evropë. Gjithashtu, kompania e telekomunikacionit vazhdoi me sukses zhvillimin pozitiv të biznesit vitin e kaluar, ndërkohë që ka bërë investime afatgjata për cilësinë e rrjetit, inovacionin dhe shërbimin e klientit, të gjithë këta elementë që kanë krijuar bazat për rritjen në vlerën e kësaj marke.
Për Drejtorin e Brandit në Deutsche Telekom, Hans-Christian Schwingen, ky rezultat thekson edhe një herë faktin e vërtetuar që “strategjia e markës është në drejtimin e duhur dhe po jep një kontribut të qëndrueshëm në suksesin e kompanisë.”
Për të dytin vit radhazi, Deutsche Telekom është marka më me vlerë e telekomunikacionit në Evropë e pasuar nga Vodafone dhe Orange, dhe gjithashtu edhe marka e dytë gjermane më me vlerë në botë pas BMW. Ndërsa në vendin e tretë ndodhet Mercedes-Benz. Në një vend si Gjermania, me një trashëgimi të fortë në industrinë e prodhimit të makinave, fakti që një kompani telekomunikacioni ka të njëjtin status me kompanitë e prodhimit të makinave, është një tjetër provë e rëndësisë në rritje të sektorit të telekomunikacionit dhe të qënurit në një hap me trendin global, shprehen ekspertët e Brand Finance. Ndërkohë, Apple mbetet në mënyrë të pakontestueshme si marka më me vlerë në botë, e ndjekur nga gjigantët e teknologjisë Google dhe Samsung.
Shpjegimi i metodologjisë
Raporti Brand Finance Global 500 përpilon një renditje të 500 kompanive më të vlerësuara në botë sipas vlerës së markës. Kjo vlerë matet me dollarë amerikanë dhe data e vlerësimit është 1 Janar, 2016. Vlerat e markave llogariten në bazë të pyetjes se cilat do të ishin tarifat e liçensimit që do të duhet të paguante një kompani nëse nuk e zotëronte këtë markë. Përveç vlerës së markës, për secilën nga 500 markat bëhet edhe një tjetër renditje e modeluar sipas shkallës së besimit dhe kjo vlerë përfaqëson një standard krahasues për fuqinë, rreziqet dhe potencialet e një marke, në krahasim me markat e rivalëve të saj.
Rreth Deutsche Telekom
Deutsche Telekom është nga kompanitë e integruara të telekomunikacionit lider në botë, me rreth 151 milionë abonentë celularë, 30 milionë linja të rrjetit fiks dhe mbi 17 milionë linja broadband (deri më 32 dhjetor 2014). Grupi Deutsche Telekom ofron rrjet fiks, komunikim cellular, produkte dhe shërbime internet dhe IPTV për konsumatorë, si dhe zgjidhje të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për abonentët biznes dhe korporatat. Deutsche Telekom është i pranishëm në mbi 50 vende dhe ka rreth 228 000 punonjës në mbarë botën. Të ardhurat e Grupit Deutsche Telekom në vitin financiar 2014 ishin 62,7 miliardë euro dhe mbi 60% e kësaj shume u gjenerua jashtë Gjermanisë.