Dhjetë ngjarjet më mizore në historinë e njerëzimit!

 

Le t’u hedhim një sy të gjitha ngjarjeve historike më mizore që kanë vrarë me qindra milionë njerëz, që fatkeqësisht kanë ndodhur, por që duhet t’i ndalojmë me çdo kusht që të mos përsëriten. Nuk flitet për beteja të thjeshta të humbura ose të fituara, por për momente historike që kanë provokuar vdekjen e mijëra personave, jo prej shkaqeve natyrore, por prej budallallëkut dhe mizorisë njerëzore

Black Death

Në top dhjetëshen e ngjarjeve më denigruese për historinë njerëzore, në vend të parë gjejmë Kryqëzatat. Një nga momentet më të errëta të historisë njerëzore, ishin kryqëzatat apo një seri luftërash, të ndodhura në shekujt XI dhe XIII mes ushtrive të mbretërive të krishtera europiane dhe atyre myslimane. U luftua kryesisht në terrenin e Azisë së Vogël dhe në Mesdheun Lindor, por luftime pati edhe në Europë, Egjipt e Tunizi. Kjo periudhë historike ishte e mbuluar nga një “aureolë” fetare, e cila donte t’i bënte pashmangshmërisht të lira nga myslimanizmi tokat ku jetoi dhe vdiq Krishti, aq shumë sa njerëzit vriteshin në emër të Krishtit dhe kjo gjë nuk konsiderohej aspak si një mëkat, kur në të vërtetë qëndronin edhe arsye ekonomike e politike. Efektivisht Papati dhe fuqitë europiane nuk dëshironin t’i kthenin myslimanët në të krishterë. Pra edhe pse qëllimi zyrtar ishte ai i mbrojtjes së pelegrinëve që shkonin në tokën e shenjtë, të trazuar nga myslimanët, nuk duhen tejkaluar arsyet ekonomike ose përpjekja për të pasuruar veten e tyre nga kisha dhe nga sundimtarët e kohës. Kryqëzatat ishin një nga ngjarjet më të errëta të historisë së përvuajtur njerëzore, që fshehin ende shumë sekrete.

Lufta e Dytë Botërore

Në vend të dytë është Lufta e Dytë Botërore. E dimë të gjithë, bëhet fjalë për konfliktin që midis viteve 1939 dhe 1945 ndau nga një anë Fuqitë e Boshtit dhe nga ana tjetër vendet aleate. Ajo filloi më 1 shtator të vitit 1939 me pushtimin e Polonisë nga Gjermania dhe përfundoi në “teatrin” europian, më 8 maj 1945 me dorëzimin e gjermanëve në “teatrin” aziatik, në vijim më 2 shtator me dorëzimin e Perandorisë Japoneze si rezultat i shpërthimeve atomike të Hiroshimës dhe Nagasakit. Konsiderohet si konflikti më i madh i armatosur i historisë, mjafton të mendosh që njerëzimit i kushtoi gjashtë vjet vuajtje, shkatërrime dhe masakra me një total prej 55 milionë të vdekurish. Holokausti, kampet e përqendrimit, bombat atomike: të gjitha të këqijat që mund të bënte raca njerëzore ndodhën në këtë luftë të përgjakshme.

Holodomor

Holodomor, i njohur edhe si gjenocidi ukrainas ose holokausti ukrainas, është emri që i atribuohet urisë që goditi territorin e Ukrainës në vitet 1929-1933 dhe që shkaktoi miliona vdekje. Faktikisht, nuk bëhej fjalë vetëm për një uri prej shkaqeve natyrore, por për një gjenocid i vënë në veprim nga Bashkimi Sovjetik. Praktikisht Stalini vendosi që të kanalizonte të gjitha pasuritë e industrisë bujqësore dhe për ta bërë këtë i transformoi të gjitha pronat e vogla bujqësore të Ukrainës ose në kooperativa bujqësore (Kolchoz) ose në ndërmarrje shtetërore (Sovchoz). Fatkeqësisht në Ukrainë ekzistonte një traditë antike sipërmarrjeje bujqësore individuale: bujqit, të shpronësuar po nga tokat e tyre, duhet të shkonin me forcë për të punuar në këto kooperativa. Kush nuk pranonte, dëbohej. Që gjërat të përkeqësoheshin edhe më shumë, populli detyrohej që t’i dorëzonte shtetit pothuajse të gjitha të mirat ushqimore, aq sa nuk i mbetej më asgjë për të ngrënë. Rezultati qe një krizë epike urie: Stalini e vdiq ndërgjegjshmërish popullin e tij.

Vdekja e zezë

Hiqeni nga mendja Luftën e Yjeve, po flasim për vdekjen e parë të zezë, murtajën: bëhet fjalë për epideminë e murtajës që përfshiu të gjithë Europën në mes të vitit 1347 dhe 1353, duke vrarë të paktën një të tretën e popullsisë së kontinentit. Në fakt, e njëjta epidemi shpërtheu në të njëjtën kohë në Azi dhe në Lindjen e Afërt: për këtë arsye mund të flitet plotësisht për një pandemi. Përveç bacileve, qenë edhe faktorë të tjerë të cilët e bënë këtë epidemi kaq vdekjeprurëse: standardet e varfra higjienike, hapja e kufijve, mbipopullimi i qyteteve, zia e bukës e përsëritur, e cila “minoi” fizikun e popullatës. Duket se vdekja e zezë erdhi nga Azia: për shkak të urisë, ngordhën shumë brejtës dhe pleshtat i mbuluan të tërë ata, duke i kthyer në mbartës të epidemisë, të cilët më pas ua kaluan edhe njerëzve.

Lufta e Parë Botërore

Vendi i katërt për Luftën e Parë Botërore: ishte lufta më e madhe e ndodhur ndonjëherë më parë. Filloi më 28 korrik të vitit 1914, kur Austria i shpalli luftë Serbisë, dhe më pas me vrasjen e Francesco Ferdinando-s më 28 qershor 1915, për ta mbyllur katër vjet më vonë, më 11 nëntor 1918. Konflikti përfshiu fuqitë më të mëdha botërore të asaj kohe, të ndara në dy blloqe: Fuqitë Qendrore (Gjermaninë, Austro-Hungarinë dhe Bullgarinë) kundër fuqive aleate të përfaqësuara kryesisht nga Franca, Britania, Italia dhe Perandoria Ruse. Ajo shkaktoi më shumë se 9 milionë viktima, mes të cilëve ushtarë dhe rreth 7 milionë viktima civile, për shkak jo vetëm të efekteve direkte të operacioneve të luftës, por edhe prej urisë e sëmundjeve që e acaruan edhe më tepër konfliktin.

Regjimi i Khmer Rouge

Khmer Rossi ose Khmer Rouge është emri i një organizate politike komuniste që qeverisi Kamboxhian që nga 17 prilli i vitit 1975 deri më 9 janar 1979, gjatë të ashtuquajturës Kampuchea Demokratike. Termi Khmer Rossi është shpikur nga mbreti Norodom Sihanouk, por emri i tyre zyrtar ka qenë Partia Komuniste e Kamboxhias dhe më vonë Partia e Kampuchea-s Demokratike. Ky regjim provokoi vdekjen e rreth 2.5 milionë personave prej urisë e punës së sforcuar dhe ekzekutimeve. Me siguri ishte një nga regjimet më të dhunshme të shekullit XX dhe një nga regjimet me përqindjen më të lartë të numrit të vdekur të njerëzve. Gjithashtu ka shumë mundësi që disa udhëheqës të caktuar të Khmer Rossi-t kanë shkaktuar po vetë vdekjen e liderit të tyre, Pol Pot, për të mos e çuar atë të gjallë në “duart” e Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Shumë nga ata madje kanë përfituar nga amnistitë e dedikuara artit, për të shmangur dënimin.

Terrorizmi

Çfarë mund të thuhet për terrorizmin?! Bëhet fjalë për një lloj lufte politike që përbëhet nga sekuenca dhe veprime shumë të bujshme, të dhunshme e të paramenduara, si: sulmet, vrasjet, masakrat, rrëmbimet, sabotimet, kundërvënie ndaj subjekteve të dhe institucioneve shtetërore, qeverive, politikanëve ose grupeve publike, politike, etnike apo fetare. Dhe ajo e “matricës” fanatike është më e keqja nga të gjitha!

Pothuajse të gjithë e mbajmë mend tmerrin e kullave binjake: një gjë e tillë nuk duhet të përsëritet! Kjo nuk është mënyra e duhur për të imponuar idetë tuaja. Gjithsesi, ajo e Al-Kaedës është një nga format e shumta të terrorizmit botëror, sepse me kalimin e viteve këto forma janë shtuar së tepërmi.

Zhdukja e llojeve të kafshëve

Le të lëmë për një moment mënjanë luftërat, në çfarëdolloj mënyre që ato u shfaqën, për të folur paksa për zhdukjen e qëllimshme që njeriu vazhdon të bëjë me lloje të ndryshme kafshësh: njerëzimi në këtë rast është si një lloj “shpërthimi” më i keq sesa meteorët, që me sa duket mund të ketë shuar edhe dinozaurët. Njerëzimi në mënyrë të ndërgjegjshme vrau kafshë, për të cilat e dinte shumë mirë që ishin të fundit e llojit të tyre. Dhe përse? Për të thënë: “Kam atë kafshë të balsamosur në shtëpi” apo “Shikoni se çfarë peliçe kam”. Po kur të mos jenë më, çfarë do të bëjmë?

Zia e madhe kineze

Tre vitet e shkatërrimeve të mëdha natyrore ose zisë së madhe kineze i referohen periudhës së historisë së Republikës Popullore Kineze nga vitet 1959 deri më 1961, gjatë të cilëve kombinimi i politikave të këqija ekonomike dhe koincidencës së fatkeqësive natyrore shkaktuan një zi urie shumë të gjerë. Vlerësimet zyrtare të kësaj katastrofe flasin për rreth 15 milionë të vdekur nga uria, nga një total prej 40 milionë vdekjesh. Mao Zedong, i frymëzuar nga Stalini në Ukrainë, vendosi të privilegjonte industrinë në kurriz të bujqësisë: këtu gjejmë sërish kooperativat, që si rezultat të vetëm kishin vdekjen e popullit nga uria.

Pedofilia dhe skandalet e kishës

Dhe tani mbërritëm në historinë më aktuale, te skandalet me sfond seksual që kanë përfshirë kishën: që nga viti 2002, me një kulm mes viteve 2009-2012, janë të shumta rastet e pedofilisë të kryera nga kryepriftërinjtë dhe priftërinjtë, të cilët kanë hedhur baltë mbi kishën katolike, duke shokuar mbarë opinionin publik. Pavarësisht se papët i kanë dënuar shumë herë rastet e pedofilisë brenda ambienteve të kishave, ky fenomen ekziston ende.

SHKARKO APP