Dhoma e Tregtisë: Ja propozimet tona për taksat 2016

 

Në prag të miratimit të Paketës Fiskale për vitin 2016, Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë propozoi një paketë me disa ndërhyrje në sistemin e taskave dhe tatimeve në sektorët kryesorë si ai i bujqësisë, turizmit, transportit dhe biznesit fason. Dhoma e Tregëtisë propozon që TVSH në bujqësi dhe në turizëm të ulet ne 8% ndërsa për sektorin fason dhe sipërmarrjet familjare kërkoi “zerim” të saj

“Sektori i bujqësisë: TVSH 8%, tatim fitimi 0%, dividenti 10%, sigurimet e punëdhënësit 10 % , sektori i turizmit: TVSH 8%, tatim fitimi 10%, dividenti 10%, sigurimet 10%  .Taksa e pronës deri në 1000 metra , 100 lekë.Sektori fason : TVSH 0% , tatim fitimi 5% , divident 10% , sigurimet nga punëdhënësi 5% , taksa e pronës 0%", tha kreu Nikolin Jaka.

Gjithashtu, kryetari i Dhomës së Tregtisë e konsideron si mbrojtje të biznesit anëtarësimin e detyrueshëm të tyre në dhomat kombëtare të tregtisë që parashikohet në draftin e Ministrisë së Ekonomisë.

“Nuk mund të ketë lobim. Nuk mund të ketë mbrojtje interesash nga organizata që nuk kanë mundësi financiare. Dhoma e Tregtisë, ju e keni parë edhe vet, jo vetëm që lobon, mbron interesat e biznesit por punon për të standartizuar strukturat dhe efiçencën e biznesit në Shqipëri”, sqaroi ai.

Kryetari i Dhomës Kombëtare të Tregtisë kundërshton propozimin qeverisë të parashikuar në paketë fiskale për ndryshimin e masës së sigurimeve për profesionet e lira deri në pagën maksimale, duke sugjeruar një sigurim fiks deri në 10%.

SHKARKO APP