Dhurata e Jay-Z për ditëlindjen e Beyonce

Për një grua të veçantë duhet me patjetër edhe një dhuratë tepër e veçantë. Kështu ka menduar reperi i famshëm, Jay-Z që ta bëjë të lumtur gruan e tij në ditën e 34 – vjetorit të lindjes. Jay-Z ka shkuar në një nga dyqanet më të famshme në botë dhe ka prositur një palë këpucë me dimante për bashkëshorten e tij Beyonce. Një burim i tha gazetës “The Sun” se dhurata e rrallë është tepër e kushtueshme. Gazeta nuk ka arritur dot ta zbulojë çmimin e këpucëve të çmura. Një pale këpucë të stolisuara me dimante do t’i shkonin vetëm një mbretëreshe si Beyonce. Ndaj dhe Jay-Z është treguar tepër i kujdesshëm në përzgjedhjen e dhuratës, për ta bërë atë që të ndihet si një princeshë përrallash. Me herët Beyonce ka parakaluar në tapetin e kuq me fustan transparent, por të qëndisur me gurë të çmuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?