Di Caprio: Kam dhënë maksimumin për të fituar “Oscar”
Aktori i njohur Leorando DiCaprio thotë se ka bërë gjithçka që ka mundur që të fitojë një çmim “Oscar”. 41-vjeçari, që disa herë ka dështuar në marrjen e çmimit në këtë ceremoni, sivjet është i nominuar në kategorinë e Aktorit më të mirë me filmin “The Revenant” që ka gjithsej 12 nominime.
Pak javë, pasi fitoi “Golden Globen”, aktori ka thënë se çmimi “Oscar” do të ishte “qershia mbi tortë” pas dështimit në pesë herët e kaluara. “Ju punoni, sepse e doni punën e filmave dhe ju doni të shikoni të kaluarën dhe të keni filma, për të cilët ndjeheni krenarë.
Kur jeni në incizime duhet të jepni gjithçka mundeni, teksa jeni brenda, por sigurisht kjo duhet të njihet nga të tjerët dhe gjithçka tjetër që ndodh janë si qershi mbi tortë”, ka thënë ai për “ThisMorning”. “Kam bërë gjithçka kam mundur, prandaj është në dorë të të tjerëve për të vendosur nëse ia vlen të shihet, ose të flitet për të, ose të nderohet”, ka shtuar ai. Aktori i “Titanic” konsiderohet si ndër favoritët për të fituar çmimin prestigjioz.