DiCaprio në lidhje me Bella Hadid?
Leonardo DiCaprio di mirë se si ta shijojë jetën e tij si beqar. Protagonisti i “The Revenant” është fotografuar duke u shoqëruar me disa femra të ndryshme që nga ndarja e tij me modelen Nina Agdal. Së fundmi, ai është fotografuar me Bella Hadid, e cila ka ndaluar pranë tavolinës së tij në “amfAR” gjatë Festivalit të Filmit në Kanë në 2017. DiCaprio është fotografuar teksa po bënte një bisedë të ngrohtë me Hadid, e cila ishte veshur me një fustan që nxirrte në pah kurrizin e saj. Në një moment, Hadid është fotografuar teksa vendos dorën tek shpatulla e aktorit. Kaq është dashur që mediat të spekulojnë për një ngacmim mes dyshes edhe pse deri tani mbetet në kuadrin e një thashethemi.