Diferencat mes femrës dhe mashkullit, të provuara shkencërisht

 

Seksi, emocionet, shijet, truri, aftësia…janë shumë të ndryshme mes dy gjinive njerëzore. “Focus” sjell disa karakteristika interesante, të cilat diferencojnë seksin femëror nga ai mashkullor, të provuara shkencërisht.

Kuptimi i të bukurës është shumë i ndryshëm mes meshkujve dhe femrave; është aq shumë i ndryshëm, saqë në të dy sekset lidhet me aktivitetet e trurit. Këtë e konfirmojnë studime të fundit të cilat lidhen me sjelljet mendore.

Shikimi i veprave të artit, i pasazheve të pëlqyeshme dhe në përgjithësi i gjërave të bukura aktivizon zona të ndryshme të trurit; ndërkohë që te femrat aktivizohen të dy pjesët ballore, te meshkujt vetëm ana e djathtë. Ky ndryshim mund të jetë si pasojë e evolucionit njerëzor.

– Meshkujt janë më bashkëpunues sesa femrat. Një studim i Universitetit të Harvardit i publikuar në “Current Biology” thotë se femrat dhe meshkujt janë po aq bashkëpunues me kolegët e të njëjtit seks, por kur futen në lojë faktorë hierarkikë, gjinia mashkullore është më bashkëpunuese.

– Shqisat nuk funksionojnë në të njëjtën mënyrë te meshkujt dhe femrat. Për shembull, aftësia për të kujtuar aromat është më e zhvilluar te femrat për shkak të zhvillimit tëcorpo calloso (strukturë nervore që lidh dy hemisferat cerebrale).

Po kështu, ato “fitojnë” edhe te kujtesa vizuale. Ndërkohë, për sa i përket dëgjimit, janë meshkujt ata të cilët përqendrohen më shumë, duke përjashtuar mendërisht çdo zhurmë rreth tyre.

– Aftësia për të falur u përket më shumë femrave. Meshkujt, në përgjithësi, kanë më shumë vështirësi për të falur këdo që u ka hyrë atyre në hak. Kjo ndoshta lidhet me kohën e fëmijërisë, ku në të shumtën e rasteve djemtë shihen si më superiorë.

– Femrat u kushtojnë më shumë vëmendje shikimeve dhe fytyrës së të panjohurve. Meshkujt nuk janë shumë të aftë në këtë drejtim.

– Sipas një studimi spanjoll, vetëm 48% e femrave kanë fantazi seksuale ndaj 71% të meshkujve. Sipas disa teorive, kjo diferencë shpjegohet me arsye evolutive: fantazitë i mbanin meshkujt më të gatshëm për të kapur që në ajër rastet për çiftëzim.

– Meshkujt dhe femrat reagojnë ndaj stresit në mënyra të ndryshme, ku të parët i mëshohen më lehtë shishes së alkoolit në situatat të cilat gjenerojnë ankth.

Sipas një studimi, glukoza e pranishme në gjak, furnizon energjitë e nevojshme për të përballuar detyrat stresante. Por kur i ezaurojnë këto “rezerva” natyrale, meshkujt nuk arrijnë të mbajnë vetëkontrollin dhe gjejnë shpëtim tek alkooli.

-Por përse meshkujt nuk pyesin kurrë për drejtimet e rrugëve, ndërsa femrat e bëjnë këtë gjë gjithmonë? Mbase kjo varet nga kujtesa e tyre “vertikale”. Kur arrijnë në një vend të ri (për shembull në një qytet), femrat kanë tendencë të përdorin më shumë pikat e referimit të ndeshura përgjatë ecjes. Meshkujt ndërkohë kujtojnë drejtimin në të cilin lëviz trupi i tyre dhe për sa kohë janë zhvendosur.

SHKARKO APP