Diplomimi i studentëve, Eurosig akordon 4 bursa

Kompania e njohur e sigurimeve që operon në vendin tonë, “Eurosig” është e ftuar speciale në ceremoninë që organizohet sot prej Universitetit të Tiranës në mjediset e Pallatit të Kongreseve për diplomimin e studentëve të nivelit Master dhe Bachelor.

Dhe kjo, pasi kjo kompani lidere e tregut të sigurimeve njihet për kontributin e saj mjaft pozitiv që jep në sektorin e arsimimit në vend. Mjafton të kujtojmë faktin se Presidenti i saj, z.Kadri Morina, e ka kthyer tashmë në traditë përkushtimin dhe dëshirën e tij për të mbështetur financiarisht, por edhe nëpërmjet mundësive të tjera, studentët më të mirë.

Konkretisht, për të tretin vit radhazi,  Morina akordon 4 bursa studimi për studentët më të mirë të Masterit, sikundër mundëson edhe 20 studentë që të kryejnë praktikën mësimore pranë kompanisë së sigurimeve “Eurosig”. Një kontribut mjaft i vlefshëm ky për të gjithë ata që duan të rriten në rrugën e dijes dhe që padyshim, kompania në fjalë u jep ndihmën e vet të çmuar.

SHKARKO APP