Distria Krasniqi kampione e botës në xhudo, nën ritmet “të ka Lali xhan…”

 

Xhudistja pejane triumfoi në botërorin e juniorëve që po mbahet ne Abu Dhabi, me një performancë të shkëlqyeshme.

Kosovës i shtohet edhe një kampione e re e botës. Bëhet fjalë për Distria Krasniqin e cila triumfoi në botërorin e juniorëve që po mbahet në Abu Dhabi.  Për suksesin e saj ka meritë edhe mjeshtri i xhudos Dritan Kuka.  

Ajo ka fituar në xhiron e parë me kazaken, Akerke Myrzabek, në xhiron e dytë ajo mposhti algjerianen Sadija Amare.

Në luftën e tretë ishte më e mirë se hungarezja Patricia Toth, derisa në luftën e katërt e mundi francezen, Astride Gneto.

Në gjysmëfinale Krasniqi fitoi pa problem ndaj Tihea Toplovec nga Kroacia.

Në finalen e madhe, Distria ishte më e mirë se garuesja nga Gjeorgjia, Mariam Janashvilli të cilën e mposhti bindshëm me ippon.

Në bazë të transmetimit televiziv ajo që u dëgjua ishte kënga "të ka Lali xhan…".

Pas Majlinda Kelmendit e Nora Gjakovës, Kosova e ka të sigurt edhe një kampione të madhe, Distria Krasniqi.

SHKARKO APP