FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit, Begaj: Shtylla morale që mban gjallë angazhimin vullnetar social dhe solidaritetin

5 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. Presidenti Bajram Begaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur mirënjohje për kontributin e tyre në shoqëri.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, dëshiroj të shpreh nderimin tim për të gjithë vullnetarët që shërbejnë pa kushte për komunitetin!
Ju jeni shtylla morale që mban gjallë angazhimin vullnetar social dhe solidaritetin.
Kjo ditë na kujton forcën e një shoqërie të ngritur mbi ndihmën dhe perkushtimin, vlera themelore të karakterit tonë kombëtar.
Respekt dhe mirënjohje çdo nisme që fuqizon
komunitetin dhe u qëndron pranë qytetarëve.
Vazhdoni me kurajë!
Shqipëria ka nevojë per zemrën dhe kontributin tuaj sot dhe çdo ditë”, shkruan Presidenti Begaj në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?