Djali i 57-vjeçarit që u dhunua për vdekje: E qëlluan me shufra hekuri

Djali i 57-vjeçarit, Pelivan Sinanrrapaj, i cili ndërroi jetë pasi u rrah nga shokët e tij, ka dhënë një deklaratë për mediat duke treguar detaje se si ndodhi ngjarja.

Ai është shprehur se i ati ka pasur konflikte vetëm me një prej personave të arrestuar, Ferdinand Meraj.

Më tej, ai ka rrëfyer se i ati kishte dalë për të blerë disa fruta dhe në kohën kur do të kthehej për në shtëpi e kanë goditur me shufra hekuri me tre persona.

“Babai im ka dalë për të blerë disa fruta për t’i mbjellë në shtëpinë e tij fshatin Qorrush të Mallakastrës. Kur është kthyer, ishte esëll, nuk kishte pirë. Babai im nuk merrej kurrë me politikë. Duke ardhur për në shtëpi, e kanë goditur me shufra hekuri 3 persona. Nuk pinin bashkë, e kanë ngrënë në besë dhe e kanë rrahur. Babai ka pasur konflikt më parë me Ferdinandin, nuk e di se për çfarë. Ne kërkojmë drejtësi, të gjykohet drejtë. Unë ja lë në dorë perëndisë. Unë kam shkuar vetë në polici. Do t’i shoh kamerat e sigurisë. Nuk ka qenë për arsye politike.” – tha djali.

SHKARKO APP