Djali i Sokol Olldashit thirrje Berishës: Nuk po na vijnë njerëz te Foltorja, diçka po ndodh…

Në mesin e të rinjëve me Sali Berishën këtë mbrëmje ishte edhe djali i Sokol Olldashit. Në fjalën e tij, Glauk Olldashi evidentoi problemet që ka PD, dhe më shumë për mungesën e pjesëmarrjes së qytetarëve në Foltoret para Kryeministrisë.

”PD ka shumë probleme sot. E mira të bënim një takim pa kamera dhe media, sepse jam me parimin që problemet e shtëpisë fliten brenda saj dhe jo në sytë e botës. Gjithsesi po prek një problem shumë evident e po jap një sugjerim timin. Çdo të hënë bëjmë Foltoret para Kryeministrisë e ku pjesëmarrja vuan nga mungesa e njerëzve . Njerëzit nuk duan të vijnë të hënave, atëhere problemi qëndron te Foltorja.

Mendimi im është që shumë nga folësit aty nuk janë të denjë të na përfaqësojnë. Nuk di kush i zgjedh, por folësit që dalin aty po bëjnë faj ndaj nesh; flasin kuturu, disa edhe tapë, e kjo na dëmton të gjithëve sidomos ne të rinjve”- tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?