Dje iu afrua Greqisë më pranë se kurrë, shihni ku është tani anija turke, Athina në gatishmëri

Anija turke e kërkimit “Oruc Reis” vazhdon të lundrojë në Mesdheun Lindor së bashku me anijet mbështetëse “Ataman” dhe “Cengiz Han”. Transmetuesi i anijes dhe harta e Trafikut Detar tregon vendndodhjen dhe drejtimin e saj, e cila aktualisht është në verilindje (kliko këtu për ta parë).

Dje anija turke “Oruc Reis” lundroi vetëm 18 milje detare në juglindje të Kastelorizo, asnjëherë më afër se kaq më parë, që nga nisja e tensioneve, ndërsa grekët ishin në gatishmëri.

Ndërkohë që sot flota turke ka lëvizur për stërvitje në drejtim të zonës së Evrosit, në gjirin e Xiros pranë kufirit tokësor mes Turqisë dhe Greqisë, ku Athina vendosi që të ngrinte një gardh metalik 5 metra të lartë për të parandaluar fluksin migrator.

Pas kësaj lëvizje Forcat e Armatosura greke në këtë prefekturë janë vendosur në gatishmëri të plotë. Gjiri i Xiros është më i afërti turk me territorin grek, rreth 30 milje detare në juglindje të Alexandroupolis dhe në veri të gadishullit të Galipolit.

Tensioni në Mesdhe është i madh, ndërsa Turqia nuk tërhiqet, pavarësisht thirrjeve nga Perëndimi.

/Abcnews.al

SHKARKO APP