
Rama do të zhvillojë sot në Vilën e Kuqe, një mbledhje të zgjeruar të qeverisë së bashku me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste.
Kjo mbledhje vjen një ditë pasi Rama kërkoi dorëheqjen e parevokushme të gjithë drejtorëve në ministritë përkatëse.
Për të gjithë ata që nuk japin dorëheqjen, sot apo ditët në vijim do të shkarkohen.
Prej kësaj reforme deri më tani do të shpëtojnë institucionet që janë nën varësi të pushtetit lokal.
