Do bëhet kandidat për PD-në? Bamir Topi: Kam një raport shpirtëror me Tiranën, që s’ia shlyej dot kurrë borxhin

Në një kohë që selia blu vijon takimet për emrin që do të jetë në garën e zgjedhjeve të 9 nëntorit, ish-Presidenti Bamir Topi tregon nëse do të pranojë të kandidojë për Bashkinë e Tiranës.

Ai tha ndër të tjera: ”Unë kam një raport shpirtëror me Tiranën, që nuk ia shlyej dot kurrë borxhin. Jam rritur, jam burrëruar dhe kam bërë karrierën time në këtë qytet. Nga kjo pikëpamje, jam borxhli. Por karshi interesave politike, kurrsesi jo. Ata janë borxhli ndaj meje. Ne u futëm në një garë të panevojshme në vitin 2000. Të gjitha sondazhet favorizonin kandidatin e PD në vitin 2000, por u fut në një garë që e dobësoi në një farë mënyre”.

Pra ish-presidenti  Bamir Topi hodhi një sinjal në ajër, por nuk dihet sa përthithet në PD.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?