Do të ketë zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor? Vangjeli: Në këtë situatë…
Zgjedhjet në Tiranë më 9 nëntor janë pezulluar sot nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi dekretin nga Presidenti Begaj. Analisti Lorenc Vangjeli thotë se ky zhvillim është pjesë e funksionimit normal të sistemit institucional në vend.
Për të do të ishte shumë e vështirë të imagjinohej që në datën 9 nëntor do të ketë zgjedhje në bashkinë e Tiranës për shkak të afateve të ngushta. ”Sot nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme. Sistemi ka funksionuar. Pati një gjykim, u bë një ushtrim juridik nga këshilli bashkiak, u shkarkua kryetari i bashkisë, pasoi dekreti i Presidentit, dhe Gjykata Kushtetuese tha se është në kundërshtim me ligjin. Topi është sërish në qendër”,-u shpreh analisti.
Në mënyrë figurative, ai ironizoi klimën politike në vend duke thënë: “Shqipëria është në një cikël të pafundëm fushatash. Lërini spekulimet. Ka marrëzi që qarkullojnë në politikë, por kjo është normale”.
KOHA JONË SONDAZH

