Doganat 1250 kontrolle pikave të karburanteve, 130 kapen me shkelje
Gjatë aksionit të zhvilluar në periudhën qershor 2014-dhjetor 2014 janë kryer kontrollet si më poshtë:
– Janë realizuar 1250 kontrolle ndaj subjekteve që tregtojnë karburante me pakicë, duke realizuar kontrollin e plotë të të gjitha pikave te karburanteve ne Republikën e Shqipërisë.
– Nga këto kontrolle, në 130 raste janë konstatuar shkelje nga ana e subjekteve;
Këto shkelje konsistojnë:
Në përzierjen e karburanteve të çertifikuara nga Autoriteti Doganor me produkte të tjerë energjitikë jashtë kontrollit fiskal e cilësor;
Në të gjitha rastet janë aplikuar detyrime të munguara në shumën 9,268,432 lekë;
Penalitete në total në masën 152,600,000 lekë;
“Autoritetet Doganore do të kërkojnë marrjen e masave për shlyerjen e detyrimeve të lindura, deri në mbylljen e aktiviteteve të subjekteve që kanë tregtuar karburante duke shmangur detyrimet doganore apo duke dëmtuar konsumatorin me cilësinë e dobët të tyre. Ajo do të vazhdojë ushtrimin e kontrolleve edhe në periudhat në vazhdim pranë subjekteve që tregtojnë karburant me pakicë, duke siguruar publikun për fiskalitetin, cilësinë dhe standardet e karburantit që ata konsumojnë”, citon DPD-ja.