Doganat: Sekuestrohen mallra kontrabandë në Hanin e Hotit

Konkretisht, nga kontrolli i ushtruar në mjetin me targë PG GD 963/ PG107GA, me ngarkesë nga Italia, tranzit nëpërmjet kufirit  me Malin e Zi me pronar dhe shofer një shtetas malazez, me subjekt pritës “ASHEL” shpk, Shkodër, u gjetën të padeklaruara rreth 5500 kg artikuj.

Mallrat e sekuestruara janë  shishe vere dhe shampanje që nuk ishin të pajisura me pullë fiskale, lëngje frutash, kafe e bluar dhe e pjekur ‘Lavazza’, miell gruri, detergjentë si dhe mallra të tjera ushqimore.

Malli është sekuestruar nga ana e autoriteteve doganore të cilat po kryejnë procedurat e mëtejshme ligjore, teksa detyrimi doganor i shmangur dhe gjoba arrin vlerën 1.105.560 lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Strukturat e specializuara të Drejtorisë së Përgjithshmë të Doganave janë të angazhuara dhe në efiçencë të plotë kundër çdo tentative për evazion fiskal dhe kontrabandë. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?