Dokument | Publikohet ditari të burgosurit që tregon tmerret e Guantanamos (Foto)

Dokument | Publikohet ditari të burgosurit që tregon tmerret e Guantanamos (Foto)

Një ditar i publikuar nga një i burgosur në Guantanamo është publikuar, duke zbuluar keqtrajtimet e të burgosurve në burgun e sigurisë së lartë.

Mohamedou Ould Slahi ka shkruar kujtimet e tij dhe bota po bëhet gati për t'i lexuar ato.

Çdo gjë e shkruar nga ai është konfiskuar si sekret shtetëror nga Qeveria amerikane.

Ndërkohë ndër tjera ai ka treguar se ishte torturuar dhe se ishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me hetueset femra dhe gardianet femra të burgut.

Ai ishte lindur në Mauritani në Afrikën Perëndimore 44 vjet më parë. Në moshën 18 vjeçare, ai fitoi një bursë për të studiuar inxhinierinë elektrike në Gjermani.

Si i ri, ai kaloi vitet në Afganistan me muxhahedinët, të cilët në atë kohë ishin aleatë të SHBA've, duke luftuar kundër invazionit sovjetik.Ai u zotua për besnikëri ndaj Al-Kaidës në bitin 1991 por thotë se shkëputi të gjitha lidhjet me grupin një vit më vonë. SHBA insistonte se ai kishte rekrutuar njerëz dhe kishte gjet mbështetje deri ne atë kohë për grupin terrorist.

Më 1992, ai ishte rikthyer në Gjermani, më pasi kishte punuar aty, në Kanada dhe në Mauritani.Pas sulmeve të 11 shtatorit, autoritetet në Mauritani e ftuan në pyetje dhe ai iu përgjigj vullnetarisht.

Në vitin 2002, ai ishte transferuar në Guantanamo.

Në këtë burg ai u ishte nënshtruar shumë torturave përfshirë privimin nga gjumi, ishte lënë në vende të ftohta, ishte izoluar, ishte lënë pa ushqim dhe kishte shumë maltretime fizike dhe psikike.

Këto janë përshkruar në ditarin e tij që ishte shkruar në vitin 2005, dhe ishte një beteje e gjate për publikimin e tij.

SHKARKO APP