Donald Trump joshet nga shërbëtori i tij
“Merre dhe haje zemrën tënde, Kristian Grey. Ka një tjetër njëri të dhënë pas seksit dhe ai është miliarderi erotik dhe ylli i historisë sonë Donald Trump”, nis historia e trilluar e një komediani të ri.
Një komedian 22 vjeçar nga Los Angeles shkroi një histori imagjinare për takimin e një shërbëtori me kandidatët presidencialë. Shkrimi prej 21 faqesh është konsideruar si një kryevepër dhe që ka kryesuar listat e leximeve në Amazon, vetëm një ditë pasi ai e shkroi atë. “Unë isha duke pirë dhe mendova se do të ishte argëtuese, nëse unë shkruaj këtë histori të çuditshme, tha autori Elijah Daniel për Daily News.
“Ajo më mori mua katër orë dhe katër shishe verë për ta shkruar”, tregon më tej komediani.
Libri, “Joshja e Trump: Miliarderi dhe shërbëtori”, u bë romani erotik dhe me humor numër 2 i lexuar në faqen e Amazon. Historia tregohet nga një djalë i ri shërbëtor në një hotel të Trump, i cili në libër quhet Elian.
Në libër tregohet historia sesi manjati i pasurive të patundshme u takua dhe u josh nga djali i ri. Komentet dhe mënyra sesi është përshkruar e gjithë marrëdhënia e Trump me shërbëtorin e tij është cilësuar nga komentuesit në Amazon, fantastike.
Vetë autori ka dashur të krijojë një novelë tipi i “50 Shades of Grey”, por me personazh Trump.
Burimi: Daily News/Sidorela Lepri