Donald Trump “përballë” Marine Le Pen

 

Për IMIGRANTET

Trump: Donald J Trump bën thirrje për një ndalim total të hyrjes së myslimanëve në SHBA, deri kur përfaqësuesit e vendit tonë të kuptojnë se çfarë dreqin po ndodh. Nuk kemi zgjedhje tjetër. Nuk kemi zgjedhje tjetër. (Dhjetor 2015). Le Pen: Marine Le Pen bën thirrje për t’i dhënë me njëherë fund pritjes së të gjithë imigrantëve në Francë si dhe për t’i dhënë menjëherë fund shpërndarjes së tyre në bashkitë e Francës, në fshatra dhe qytete. Siguria e popullit francez e bën urgjente marrjen e kësaj mase. (Nëntor 2015). Trump: Kur Meksika dërgon njerëzit e vet, ata nuk na dërgojnë më të mirët. Ata nuk dërgojnë ju. Ata nuk dërgojnë ju. Ata dërgojnë njerëz që kanë shumë probleme, dhe ata i sjellin ata probleme me vete. Ata po sjellin drogëra. Ata po sjellin krimin. Ata janë përdhunues. Dhe disa, supozoj, janë njerëz të mirë (Qershor 2015). Le Pen: A do të prisnit 12 imigrantë të paligjshëm në shtëpinë tuaj? Sigurisht që jo. Ata do të fillojnë të cjerrin letrën e murit. Disa prej tyre do të vidhnin portofolë dhe do të dhunonin bashkëshorten tuaj. Ju nuk do ta pranonit këtë. Si pasojë, ne jemi mikpritës, por e vendosim ne se kë do të mirëpresim. (Maj 2012). 
 
Për KUFIJTE
Trump: Unë do të ndërtoj një mur të madh – dhe askush nuk ndërton mure më mirë se unë, më besoni – dhe do i ndërtoj shumë të kushtueshëm. Do të ndërtoj një mur të madh, shumë të madh, në kufirin tonë jugor, dhe do ta bëj Meksikën të paguajë për atë mur. Mbajini mend këto fjalë që ju them. (Qershor 2015). Le Pen: Cfarëdo që të thotë BE, është thelbësore që Franca të rimarrë një herë e mirë kontrollin e kufijve të vet kombëtarë. Pa kufij, as mbrojtja dhe as siguria nuk është e mundur. (Nëntor 2015).
 
Për KRISTIANIZMIN
Trump: Unë do të jem përfaqësuesi më i madh i të krishterëve, që ata kanë patur prej një kohe të gjatë. (Qershor 2015).
Le Pen: Liria, barazia, vëllazëria janë vlera të krishtera! Franca mund të jetë laike, sepse ajo është e krishterë në origjinë. (Prill 2012). 
 
Për VLADIMIR PUTININ
Trump: Unë mendoj se ndoshta do të shkoja shumë mirë me të. Dhe nuk besoj se ju do të kishit ato lloj problemesh që keni tani (Tetor 2015).
Le Pen: E admiroj qetësinë e tij, sepse ka një Luftë të Ftohtë që po zhvillohet kundër tij nga BE, me urdhër të SHBA, e cila po mbron interesat e veta. Unë e admiroj që ai ia ka dalë të rikthejë krenarinë dhe vetëvlerësimin për një komb të madh, që është poshtëruar dhe persekutuar për 70 vjet (Janar 2014).
 
Për NDRYSHIMIN E KLIMES
Trump: Obama mendon se është problemi numër një në botë sot. Dhe mendoj se është shumë poshtë në listë. Kështu që unë nuk besoj dhe nuk besoj se është moti. Mendoj se është ndryshimi, dhe besoj se rritet dhe ulet, dhe rritet sërish (Shtator 2015). Le Pen: Nuk jam e sigurtë që veprimtaria njerëzore është origjina kryesore e këtij fenomeni (Shkurt 2012).
 
Për PATRIOTIZMIN
Trump: Fatkeqësisht, ëndrra amerikane ka vdekur. Por nëse unë zgjidhem president, do ta rikthej më të madhe, më të mirë dhe më të fortë se kurrë, dhe do ta bëj Amerikën sërish të madhe (Qershor 2015). Le Pen: Dua të them dicka: Në SHBA, njerëzit janë shumë patriotë. Patriotizmi i tyre është i dukshëm. Në Francë, për shumë vite, duhet të luftoje për të qenë patriot. Njerëzit po na shtyjnë që të mos e duam vendin tonë.
 
Për GLOBALIZIMIN
Trump: Jam mbështetës i tregtisë së lirë. Por problemi me tregtinë e lirë është se të duhen njerëz vërtetë të talentuar që të negociojnë me ty… Tregtia e lirë mund të jetë e mrekullueshme nëse ke njerëz të mencur, por ne kemi njerëz që janë budallenj. Kemi njerëz që nuk janë të zgjuar. Dhe kemi njerëz që janë të kontrolluar nga interesa të vecanta. Dhe nuk do të funksionojë (Qershor 2015). Le Pen: Rreziku numër një është me dy fytyra. Njëra, fondamentalizmi islamik, që është një lloj totalitarizmi në shekullin 21. E dyta është globalizimi, i cili është një tjetër lloj totalitarizmi, ideologjia e biznesit të lirë pa kufij.
 
Për SHTETIN ISLAMIK
Trump: Askush nuk do të ishte më i ashpër ndaj ISIS, se sa Donald Trump. Askush. Unë do të gjej Gjeneralin Patton ose do të gjej Gjeneralin McArthur. Do të gjej njeriun e duhur. Do të gjej njeriun që do të marrë ushtrinë dhe do ta bëjë të funksionojë. Askush, askush nuk do të na tërheqë për hunde (Qershor 2015). Le Pen: Bashar al Asadi udhëheq Sirinë sot, ai udhëheq ushtrinë, nuk ka mënyrë tjetër për të crrënjosur Shtetin Islamik, përvecse me një koalicion të madh që përfshin Asadin… Po të isha presidente, do ta kisha bërë tre vjet më parë (Tetor 2015).
"BBC" – Bota.al

SHKARKO APP