Doni Lu

 

Nga Arian Galdini

E vjen nje moment si ky kur ne shoqerine shqiptare te kap deshira te gerthasesh me syte nga udheheqesit politike dhe partite politike, pa e kuptuar nese je duke fol ne dialekt a ne anglisht, ndersa u thua: A doni me Lu, a s'doni me Lu?

Qe gjerat duhen me lujt vendit ketu, besoj se vetem nje grusht njerezish nuk njemendesohen. Shumica derrmuese e kane pike ne zemer deshiren, thirrjen e brendshme, qe jo me e lujt por me e shkund vendit, kete realitet te menxyrte dhe shpresevrases.

Per ne shqiptaret dilema eshte tronditese, ose do lujme ne nga vendi yne per te kerkuar shpresen personale e familjare, ose do lujme vendit drejt shpreses se perbashket.

Mjaftojne te enjtet Kuvendore per te nxituar drejt arratisjes pakushte nga Shqiperia. Mjaftojne oret e sterzgjatura me fjalime Kryeministrore per pastrimin e metejshem te Shqiperise, qe te mos pyesim me per cmimin e biletave por te sikterisemi nga ky vend nje ore e me pare. Mjaftojne protestat me turma dhe prijes te Opozites, per te mbathur opingat e te maresh cdo mjet a udhe te mundshme per ti kthyer shpinen ketij vendi me ngut e pa asnje pishman.

Ketu ku jemi, keshtu si jemi, ka te ngjare qe me pare lujme ne pakthyeshmerisht nga ky vend, sesa te kete shanse ky vend te luj kah shpresendertimi.

Ndaj edhe cdo ndihmese a thirrje qe na vjen nga miq te vendit tone, qe ne a gjerat te lujne, ka te ngerthyer brenda saj te gjithe sfiden qytetare qe te lujme ne per shpresen, qe te luje vendi yne drejt shpreses.

Kur Ambasadori Amerikan Donald Lu, kthehet ne simboliken e thirrjes, 'a doni me lu?', ne nuk duhet te shohim Amerikanin qe ben punet tona, por mikun qe therret ndergjegjet tona.

E per miq te tille, duhet mirenjohje.

Kjo mirenjohje me shtyn te mos mbetem tek analiza e detyrave dhe arsyet e Ambasadorit Lu, por te shoh pjesen qe ka te beje rreptesisht me detyrat dhe arsyet tona si qytetare te ketij vendi.

Jemi ne ata qe duhet ta lujme kete vend. Jemi ne ata qe nuk duhet te shohim daljen nga ky vend apk rrugedaljet e mbijeteses ne kete vend.

Ne mundemi, e duhet te ushqejme kurajon per te ngritur krye e te shohim se brenda e rreth nesh ka aspirate.

Duhet vetem te zhveshim zhguallin e mbijetojesise, te sprapsim frikerat, e te lexojme drejt fuqine brenda nesh. Nuk mund te vazhdoje pafundesisht kjo katrahure e nje atdheu te nje pakice qe na vjedh e varferon xhepat per te na blere voten, e na varferon mendjet per te na blere shpirtrat.

Nuk mund te lejojme pashterrshmerisht qe 'dyzinat e ndyta' te partive te na shnderrojne nga shoqeri ne publik, e nga qytetare ne kliente.

Sepse keshtu si publik qe vetem pertyp propaganden dhe spektaklet mediatike e elektorale, nuk ka asnje dyshim se vetem tifozeri, brohoritje, zenka e duartrokitje do bejme.

Ndersa si kliente, do shkojme ngahera tek partia qe eshte 'dyqani yne i bukes' per te shenuar emrin ne lista te gjata qe na mbyllin gojen, mundesite dhe na ulin koken.

Kerkend e asgje nuk mund te ndryshohet nga pozicioni i publikut dhe klienteles.

Vetem duke u ndjere qytetare e shoqeri ne mund te lujme edhe malet, e gjithcka.

Nese e kam kuptuar drejt, ky eshte edhe thelbi i inkurajimit qe po na jep se fundmi me deklarimet e tij Ambasadori Amerikan Donald Lu.

Ambasadori Amerikan si miku dhe dashamiresi yne, eshte duke lujt.

Shqiperia do te luj, kur te lujm ne qytetaret shqiptare.

Po nuk lujtem ne sot, as Doni Lu nuk na ben dot gje.

SHKARKO APP